Aplikacion
Mjeti “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë ‘AA989TE’ është drejtuar nga Eria, e cila sipas SPAK, konfirmohet përmes komunikimeve që ajo ka pasur me Asmer Bilalin. Me këtë makinë, Eria Aga ka udhëtuar në drejtim të Tiranës bashkë me Astmer Bilalin, që dyshohet se është qitësi në vrasjen e Fatbadh Licit, ndërsa kanë lënë në Shkodër Safet Bajrin.
Një dëshmitar i tregoi policisë momentin kur është djegur makinën në Dobraç dhe më pas është larguar. Sipas tij personi ka qenë i maskuar, i gjatë dhe në dukje i ri, ndërsa në maskë kishte njolla të kuqe, me gjasa njolla gjaku. Pas vrasjes, e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka ndihmuar Bilalin të largohet nga Shkodra në drejtim të Tiranës, me mjetin e drejtuar nga ajo.
Eria Ago është arrestuar më 26 shkurt nën akuzën përkrahje e autorit të krimit, ndërkohë që më 21 shkurt u arrestua edhe ish i dashuri i saj Safet Bajri. SPAK akuzon treshen Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali se në bashkëpunim kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrët morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit.