zoom

Aktualitet

FOTOLAJM/ Trafik kilometrik makinash në Unazën e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot gjatë një takimi me efektivët e Policisë Bashkiake se, vendimi për ndalimin e mjeteve të rënda të ndërtimit gjatë ditës, ka sjellë në Tiranë, jo vetëm një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë ajrit në kryeqytet, por edhe një lehtësim të trafikut të makinave.

E ndërsa për matjen e cilësisë së ajrit kërkohen aparatura të posaçme, për trafikun mjafton të udhëtosh me makinë në rrugët e Tiranës për të kuptuar se situata vijon të mbetet e vështirë.

Pamjet e mbëritura në redaksin e Zoom.al, tregojnë trafikun e rëndë pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Tiranës. Radha kilometrike e makinave nis nga zyrat e drejtorisë së Arkivit dhe përfundon në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”. Qytetarët bëjnë të ditur për Zoom.al se makinat thuajse kanë mbetur të bllokuara në vend, ndërsa nuk shihet as prani e forcave të policisë rrugore për të ndihmuar në lehtësimin e situatës.