zoom

Bota

FOTOLAJM/ T’i dalësh përballë vdekjes! Ukrainasit në radhë për të rrëmbyer armët

Teksa në raportin e fundit zyrtar, raportohen 137 viktima (ushtarakë dhe civilë), qytetarët ukrainas nuk kanë kohë të qëndrojnë duarkryq.

Nën ethet e luftës, me thjesht dhe vetëm një pasaportë, qytetarët janë vënë në radhë për të marrë armë.

Kujtojmë se më herët, presidenti Zelensky deklaroi se kushdo që ka njohuri rreth armëve apo vullnet të plotë për të luftuar, mundet ta bëjë.

”Kemi armë për të gjithë”, tha ai.