Aplikacion
Në imazhin e publikuar, ministri i qeverisë Rama shfaqet teksa vëzhgon terrenin me dylbi.
Por, ministri i Mbrojtjes ka harruar një detaj gjatë vëzhgimit të tij. Pirro Vengu nuk ka hequr kapët e dylbive.
Imazhi është shpërndarë edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili e quan desertor të NATO-s, që nuk u paraqit për të kryer shërbimin ushtarak kur u thirr si shtetas grek.
“Desertori i NATO-s (nuk u paraqit për të kryer shërbimin ushtarak kur u thirr si shtetas grek, por u fsheh) Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu po kqyr terrenin me dylbi, por pa ju hequr kapakët. #sb”, shkruan Sali Berisha.