zoom

Aktualitet

Fotolajm/ Kosova qan Afrim Bunjakun! Homazhe për policin e vrarë

Kosova ka mbajtur homazhe për policin e vrarë Afrim Bunjaku mëngjesin e sotëm, pas një sulmi të një grupi terrorsitësh serb.

Homëzhe në nder të tij kanë mbajtur qytetarë të shumtë, si edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe kryeministri Albin Kurti.

Ata morën pjesë në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në nder të Afrim Bunjakut.

Ndërkohë e hëna është shpallur ditë zie nga presidentja e vendit Vjosa Osmani në nderim të policit Afrim Bunjaku.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, njoftoi Presidenca e Kosovës në një postim në Facebook.

Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë shërbente si rreshter në Polici.  Ai u vra si pasojë e sulmeve nga një grup agresoresh serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.