Në një kohë kur Ukraina po përballet sot, në ditën e gjashtë të luftimeve me agresionin rus, bota po i gjendet pranë në forma nga më të ndryshmet.
Përkrahje në rrjetet sociale, protesta si dhe shenja të vogla solidariteti. Fotografitë e mbërritura në redaksinë e Zoom.al tregojnë se si mëngjesin e sotëm, autobusët e linjës së Kombinatit në Tiranë kanë vendosur flamurin e Ukrainës.