zoom

Aktualitet

Fotolajm/ 15 minuta radhë për një sanduiç tek Pedonalja në Tiranë

Ka nisur atmosfera e tifozëve në Tiranë e vetëm pak orë para ndeshjes së Romës e Feyenoord, e cila do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 21:00.

Me këngë dhe alkool duket sikur tifozët po e presin me entuziazëm finalen.

Rrugët dhe lokalet janë mbushur plot, ndërsa shqetësim ngel pjesa e ushqimit, pasi tifozët duhet të presin në radhë rreth 15 minuta për të marrë porosinë.

Siç duket, Shqipëria është gjendur e papërgatitur për këtë fluks të shtuar të turistëve dhe tifozëve.