zoom

Aktualitet

Foto+Emri/Në kërkim për trafik droge, kush është 39-vjeçari që aksidentoi një familje në Tiranë

Ajas Sulejmani, është 39-vjeçari i cili përplasi me makinë një fëmijë tre muajsh dhe prindërit e tij në Tiranë.

Sulejmani, i cili po drejtonte mjetin “G Class” me shpejtësi të madhe, ka kaluar me semafor të kuq dhe ka përplasur fëmijën dhe çiftin.

Për fat të mirë, gjendja e foshnjës është e mirë, ndërsa dy të rriturit janë dërguar në spital, në gjendje stabël për jetën.

Po ashtu, bëhet e ditur se pas ngjarjes, Ajas Sulejmani është arratisur, duke shfrytëzuar blloqet e pallateve në zonë. Aktualisht, policia është vendosur në ndjekje të tij, ndërkohë që kanë arrestuar personin që e shoqëronte në makinë.