zoom

Stil

FOTO/ Zbulohet vendi ku Kiara dhe Luizi po kalojnë pushimet

Këngëtari Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito kanë nisur pushimet e para së bashku pas daljes nga Big Brother Vip dhe celebrimit me martesë.

Ka qenë këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip 2, Luizi ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij një foto në ‘Instagram’ krah partneres, Kiarës ku shihen brenda ambienteve të avionit këtë mëngjes herët.

Mesa duket çifti ka zgjedhur Bodrumin e Turqisë për t’u relaksuar, parë kjo edhe nga postimi i fundit i Kiarës e cila ka ndarë një foto nga hoteli ku janë akomoduar.

Sakaq, dyshja janë kapur ‘mat’ edhe në aeroport, ku shihet Luizi dhe Kiara teksa akomodohen në avion.Kujtojmë se çifti më i njohur i momentit konsoliduan lidhjen e tyre gjatë BBVIP, pas propozimit magjik që i bëri Luizi partneres së tij, Kiarës.