Aplikacion
Për të njëjtën gjë ka reaguar dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili në rrjetet e tij sociale ka postuar foto të betoniereve dhe kamionëve që lëvizin pa problem në kryeqytet.
Vasili kujton se Bashkia “ia ka bërë të tmerrshme njerëzve” varrosjen e të afërmëve që humbin jetën përshkak të urdhërave të qarkullimit dhe mjetet e rënda lëvizin pa problem.
Reagimi i Vasilit
“Palaço ne Ministri te Brendeshme, ne Polici dhe ne Bashki te Tiranes ofendojne edhe funeralet.
Rruga e Kombinatit mbushur tej e tej me kamione e betoniera.(FOTO).
Edhe qe te percjellin te dashurit ne banesen e fundit ne Varrezat e Sharres jua bejne te tmerrshme njerezve.
Dhe keta palaço dalin e vene gjoba dhe arrestojne njerez.
Refuzoini gjobat e ketyre bastardeve, qe na ofendojne edhe hidherimin e dhimbjen e njerezve te dashur.
Refuzoini keta te pacipe qe s’na lene te bejme ne paqe as respektin e fundit njerezve tane.
P.S. Shikoni keto FOTO te tmerrshme te pak minutave me pare!”