zoom

Lajme

Foto/ U përfolën se kanë një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin, ish-banorët e BBV kapen mat

Dy ish-banorët e Big-Brother Vip Kosova Yll Dervishi i njohur si Buci dhe Santiana Maloku, ishin dy nga personazhet më të përfolur brenda shtëpisë pasi mes tyre kishte një afrimitet më i madh se shoqëri, duke ngritur dhe dyshime se po tradhtonin partnerët e tyre jashtë.

Pass mbarimit të edicionit dyshja nuk u pa më bashkë në asnjë vend, por së fundmi ish banorët janë kapur ‘mat.’ Santiana dhe Buci janë parë për herë të parë kaq afër me njëri -tjetrin në një klub nate.

Prive ka siguruar një foto të tyre duke u argëtuar në prani të njëri-tjetrit.

Gjatë qëndrimit në BBV Banori i Big Brother VIP Kosova, Buci e ka sqaruar afërsinë me Santianën, duke thënë se ishte në kuadër të lojës, ndërsa i ka kërkuar falje kësaj të fundit ai tha se dëshironte që banorët të mendonin se kishte diçka më shumë mes tyre, por e fejuara e tij Verona jua ka ndërprerë lojën.