zoom

Slider

FOTO/Tifozi i Granadës i shkruan shqip Myrto Uzunit: Të lutem më jep…

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni ka shënuar 11 gola me Granadën, teksa kryeson listën si golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë spanjolle. Jo vetëm ka rrëmbyer vëmendjen e disa klubeve të mëdha, por ai ka rrëmbyer zemrat e tifozëve.

Gjatë ditës së sotme klubi spanjoll ka zhvilluar stërvitje të hapur dhe më pas disa prej futbollistëve iu janë afruar tifozëve për ti përshëndetur. Disa kanë marrë autografe dhe të tjerë kanë bërë fotografi me të preferuarit e tyre.

Ajo që ka rënë në sy në stadium është një pankartë në gjuhën shqipe. Një djalë i vogël i drejtohet sulmuesit beratas: “Myrto Uzuni më jep këmishën të lutem”.

Një gjest tepër i bukur dhe shumë domethënës për futbollistin shqiptar. Fotoja së bashku me disa video janë shpërndarë në faqen zyrtare të klubit në Twitter.