Aplikacion
Jo për ndonjë takim zyrtar si Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës apo si zëvendëse e Ramës, por për të bërë “shopping” në dyqanet më luksoze dhe të shtrenjta të kryeqytetit helen.
Balluku është fotografuar së bashku me drejtorin e “Albgaz”, Arbër Avrami, teksa bëjnë “shopping” në dyqanin e firmës së njohur ndërkombëtare “Ralph Lauren” në Athinë.
Balluku, e cila është akuzuar edhe nga opozita se lundron në luks, pasi nuk nguron të përdorë veshje dhe aksesorë me vlerë mijëra euro në konferenca apo Kuvend, shfaqet e veshur me një pallto të zezë duke mos u kursyer në blerje.
Në fotot e publikuara brenda dyqanit të rrobave firmato, shkruhet se ministrja ishte në shoqërinë e Arbër Avramit, administrator i shoqërisë “Albgaz” sh.a. me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar.