zoom

Slider

Foto/ Pamjet që nuk u panë nga Festivali i Gjirokastrës: Drejtoresha e TKOB ushqen me gji djalin!

Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, violinistja Abigela Voshtina, është shfaqur për herë të parë mes radhëve të spektatorëve si nënë, duke ushqyer djalin e saj Enean, ndërsa ndiqte Festivalin e Gjirokastrës.

Artistja drejton prej një viti një nga institucionet më me peshë të artit, të cilën e vijon paralelisht me angazhimin si nënë e re. Përgjatë 8 ditëve, Festivali i Gjirokastrës mblodhi 120 interpretues nga të gjitha trevat shqiptare.

Në skenë u panë më të mirat e këngëve, valleve, riteve, kostumeve tradicionale, duke u pasuruar me të tjera aktivitete që prekën edhe artizanatin, kulinarinë e trashëgiminë vendase.

Në këtë ngjarje të madhe, Abigela Voshtina u bë pjesë e promovimit të folklorit shqiptar. Kujtojmë këtu se pas 8 vitesh u rikthye në Gjirokastër edicioni i XI i Festivalit Folklorik Kombëtar, me potpuri këngësh, vallet e ritet, paradën e kostumeve popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë e diaspora.

Postime të lidhura