Aplikacion
“Miq, në vitin më të vështirë të jetës sime profesionale dhe personale, “Amla” ishte dhe është me mua në çdo hap. Kënga dhe videoja flasin vetë. Dëgjim të këndshëm! Llokumet më vonë”, shkroi ai në postimin ku promovoi këngën, shoqëruar me emoji zemre, një syri që të mbron nga mësyshi dhe një hudhre.
Më pas, publikoi edhe foton me Amlën, në të cilën e uroi për ditëlindje.
Olsi ka qenë në një lidhje me Egli Takon. Ata të dy u ndanë pa rënë shumë në sy, ndonëse u vu re se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale, si dhe kishin fshirë postimet e përbashkëta. Vetë Olsi, në një rrëfim në “BBVA 3”, foli për ndarjen nga ish-e dashura, duke u shprehur:
“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar, por edhe unë duhet të njoh veten këtë fushë nuk është se e kemi provuar disa herë, se po të jenë deri diku edhe prindërit në të njëjtën fushë, ndoshta mund të të japin ndonjë këshillë, por unë isha me atë idenë që po kjo është partnerja ime, ndërkohë që qoftë për mua apo për ish-partneren time, për të cilën unë kam shumë respekt, ndoshta ne vetë duhet të njihim vetem para se të merrnim vendim se ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira dhe nga momenti”.
Më tej, ai tha se është në dilemë nëse e ka dashuruar Eglin, apo ka pasur një pëlqim shumë të fortë për të.
Unë sot e kësaj ditë them me vete: “A kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar?” Ndoshta ka qenë pëlqim i fortë, unë kam dashur të jem me të. Në momentin që unë e shikoja se isha më shumë i dhënë sesa duhet, sa vinte dhe po më kalonte koha për çdo gjë tjetër duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte”, duke shtuar se pamundësia për të arritur perfeksionin, ishte arsyeja e ndarjes.
Firma dhe pronarët e arrestuar do të mbikëqyrin ndërtimin e autostradës Elbasan–Rrogozhinë!