Aplikacion
56-vjeçarja fatkeqe gjeti vdekjen kur motori me të cilin ajo po lëvizte bashkë me të shoqin, i cili mbeti i plagosur, u përplas nga makina e Hamza Licit.
Ky i fundit devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin e çiftit Basha, pasi më parë u qëllua me breshëri.
Hamza Lici (shofer) dhe Arlind Bushati (pasagjer) po udhëtonin me makinë kur ranë pre e breshërisë së plumbave.
Pasi u qëllua, Lici humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi motorin ku udhëtonte çifti Basha. Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndersa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
Atentati mafioz ndodhi rreth orës orën 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç.
Zyrtarisht policia konfirmon se viktimat janë Hamza Lici, 23 vjeç, Arlind Bushati, 32 vjeç ( i cili nderroi jeten ne spital mbremjen e djeshme) dhe Flutura Basha, 56 vjeçe.