zoom

Aktualitet

Foto-lajm/ Me verë dhe pjatat me biftek, Rama ia shtron “rëndshëm” në Berat

Kryeministri Edi Rama, i cili pak ditë më parë deklaroi se qëndron 2 ditë pa ngrënë, duket se e ka prishur dietën.

Në disa foto, të publikuara gjatë aktiviteteve të ditës, shefi i qeverisë shfaqet përpara një tryeze të shtruar plot e përplot.

Shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo dhe të tjerë, Rama edhe ujin e ka zëvendësuar me verë.

Kjo duhet të jetë një nga rastet e rralla të kryeministrit Rama, i cili siç vetë u shpreh pak ditë më parë, në restorant ka qenë 30 herë në 12 vite./ Zoom.al

Postime të lidhura