Aplikacion
Ai postoi një foto me një kapele kaubojse, të marrë dhuratë nga disa biznesmenë shqiptaro-amerikanë, me të cilët u takua sot.
Pak më vonë, Berisha publikoi në rrjetet sociale një foto me kapelen e vënë, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Sherif i ri në qytet”.
Kjo është një shprehje që i referohet dhe përdoret për Presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
“Ka një sherif të ri në qytet,” tha zëvendëspresidenti i SHBA-ve, JD Vance pak ditë më parë në Mynih, duke iu referuar Presidentit Donald Trump.
Kjo shprehje është përdorur edhe nga Chris LaCivita, që po punon për të sjellë në pushtet edhe Partinë Demokratike shqiptare, njëjtë siç ndodh me Trump, ku ai ishte i angazhuar gjatë fushatës.