Aplikacion
Postieri i vrarë ishte vëllai i Besnik Vishës, i njohur për një vrasje të kryer në vitin 1997.
Në atë vit, ai ekzekutoi policin Refik Domi për motive të dobëta pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Pas ngjarjes, Besnik Visha u dënua me 12 vjet burg për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërsa vëllai i tij, Lulzim Visha u ekzekutua me breshëri mëngjesin e kësaj të premteje, teksa po ikte në punë. Ai punonte si postier në një postë private.