zoom

Aktualitet

FOTO/ Ky është tregtari i fruta-perimeve që u plagos gjatë atentatit ndaj Hajrullës

Armand Spahiu, një tregtar fruta-perimesh në Vlorë, mbeti i plagosur aksidentalisht mbrëmjen e djeshme në atentatin mafioz nfaj Kevin Hajrullës.

Spahiun e kapën plumbat gjatë breshërisë së kallashnikovit, që u gjuajt në drejtim të Hajrullës.

35-vjeçari mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Kevin Hajrulla ndodhet në gjendje kritike te spitali i Traumës në Tiranë.

Autorët dyshohet se kanë qenë tre.

Pas krimit, ata dogjën në fshatin Panaja të Vlorës makinën me të cilën lëviznin.

Kevin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrulla, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia, i njohur gjithashtu si “i forti i Vlorës”.

Postime të lidhura