Aplikacion
“Range Rover-i” që shihni në foton e mëposhtme është makina me të cilën kanë lëvizur atentatorët në ditën e ngjarjes.
Grupi hetimor ka rënë në gjurmët e mjetit falë pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë të grumbulluara në qytet.
Ka dyshime të forta se ky mjet ka ndjekur viktimat që në lagjen Kiras dhe se ka dalë nga banesa e Astmer Bilalit, por policia ende nuk e ka konfirmuar një detaj të tillë.
Makina “Range Rover” është konfirmuar nga ekspertiza se është vjedhur në Durrës, e denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti. Numri i shasisë është arritur të rikuperohet nga ekspertët.
Një ditë më parë policia shpalli në kërkim dy persona të akuzuar për ngjarjen: Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Të dy ata janë të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke vrarë disa persona.