Aplikacion
81-vjeçari Xhemal Meta, që humbi jetën si pasojë e goditjeve me sende të forta në trup, është personi që shihni në foton e mëposhtme.
I moshuari u gjet i pajetë dje në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar. Ai jetonte aty i vetëm, ndërsa familjarët e tij ishin në Tiranë.
Hetuesit dyshojnë se i moshuari mund të ketë pasur ndonjë konflikt me banorë të zonës për punët e fshatit, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë goditur me qëllim për t’u vjedhur. Burimet thonë se atij nuk i është gjetur portofoli dhe disa sende të tjera që mbante me vete, megjithatë shtëpia është gjetur e paprekur.