Aplikacion
62-vjeçari u ekzekutua me armë gjahu nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas e denoncoi si të zhdukur në polici.
Bashkëshortja e Enver Ballës ka ndërruar jetë tre vite më parë.
Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.
Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.