zoom

Aktualitet

FOTO/ Ky është Elis Rroshkodoli që u ekzekutua në Shkodër. Reagon policia

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e regjistruar këtë të premte në një lokal në Shkodër.

Viktimë mbeti 36-vjeçari Elis Rroshkodoli, banues në Shkodër.

Ai dyshohet se është vrarë me pistoletë për motive hakmarrjeje, por policia po vijon hetimet.

Pas ngjarjes së rëndë, policia njoftoi se është vënë në ndjekje të autorit.

“Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Postime të lidhura