zoom

Aktualitet

FOTO/ Ky është çifti që u përplas pas festës së Shën Valentinit, e reja ndërroi jetë

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd, në afërsi të fshatit Pishkash.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se 20-vjeçarja që humbi jetën është Megi Xhetani. Ajo po udhëtonte në makinë së bashku me të fejuarin e saj, Zef Sinani, 34 vjeç.

Ky i fundit u plagos rëndë kur makina u përplas me një kamion dhe ndodhet në gjendje kritike në spital

20-vjeçarja, së bashku me partnerin e saj kishin dalë për të festuar ditën e të dashuruarve, 14 shkurtin.

Postime të lidhura