zoom

Aktualitet

FOTO/ Kjo është 24-vjeçarja palestineze e m*sakruar me thikë në Tiranë

Vajza që shikoni në foton e mëposhtme është Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze e vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ajo u gjet e masakruar me thikë nga policia në një banesë që ishte marrë me qira ditore.

Alwan erdhi në Tiranë së bashku me bashkëshortin e saj më 19 shkurt, rreth orës 15:00, kur janë parë në aeroportin e Rinasit.

Ata kishin ardhur për pushime, por gjithçka përfundoi në një ngjarje kriminale.

Për vrasjen e të resë është shpallur në kërkim ndërkombëtar burri i saj, Fadi Alwan, i cili dyshohet se pasi e ka masakruar me thikë, ka fshirë provat dhe më pas është arratisur drejt Greqisë. Nga aty, ai dyshohet se është larguar në drejtim të Holandës.

Në dëshminë e pronares së shtëpisë , ata të dy u përshkruan si një çift nga Lindja e Mesme që flisnin gjermanisht dhe arabisht

Postime të lidhura