zoom

Art & Kulturë

FOTO/ Grekët e lashtë kishin laptopë? Imazhet që po “çmendin” rrjetin

Imazhet e fundit që janë shpërndarë në rrjet janë duke çmendur të gjithë ata që i shohin dhe arsyen do ta kuptoni sapo të lexoni këtë artikull.

Një skulpturë nga Greqia e lashtë nga shekulli i parë para Krishtit, ka ndezur imagjinatën e mijëra përdoruesve të internetit dhe ka shkaktuar bujë tek teoricienët e konspiracionit, të cilët pretendojnë se priftërinjtë e orakullit në Delphi kishin laptopë.

Imazhi tregon një priftëreshë të orakullit të Delphi duke prekur një objekt që i ngjan laptopëve modernë dhe është i ekspozuar në muzeun J. Paul Getty në Kaliforni.

Teoricienët e konspiracionit argumentojnë se priftërinjtë e orakullit Delphi kishin aftësinë për të komunikuar me perënditë, alienët dhe udhëtarët në kohë, gjë që u lejonte atyre akses në teknologjitë moderne.

Ata që nuk besojnë te alienët dhe udhëtarët në kohë thonë se bëhet fjalë për një “tabletë” dylli mbi të cilën shkruanin grekët e lashtë.

Teoricienët e konspiracionit, megjithatë, kundërshtojnë se gruaja nuk mban një stilolaps dhe se “tabletat” e dyllit ishin më të holla dhe theksojnë se gruaja po shikon në qendër të objektit ku supozohet të jetë ekrani i laptopit.

Në një tjetër foto të ngjashme që ka qarkulluar në internet dhe tregon një “laptop”, turisti që ka vizituar Greqinë dhe e ka hedhur në internet, pretendon se është shumë i cekët për të qenë një kuti bizhuterish.