zoom

Aktualitet

Foto/ Gazetari: Kreu i ri i AMP-së që sapo u emërua nga Balla, frekuentues i kazinove

Gazetari Ferdinand Dervishi ka postuar një foto në Facebook-un e tij të një karte, me emrin e kreut të ri të AMP-së, Florjan Sulejmani.

Ajo nuk është as kartë identiteti e as bankare, por një kartë kazinoje.

Shoqëruar me mbishkrimin “Ore thuajini këtij kreut të ri tëAMP se i ka humbur karta e kazinosë në Mal të Zi”, gazetari tregon se kreu i ri i Agjencisë së Mikëqyrjes Policore është një adhurues i lojrave të fatit.

Sulejmani u emërua zyrtarisht në pozitën e re nga ministri Taulant Balla. Duke rikujtuar se ai po “zë” vendin e Ardi Veliut, Sulejmanit i duhet me të vërtetë pak fat, por jo nga ai i kazinove!/Zoom.al