Aplikacion
Me antiplimb, i rrethuar dhe siguruar mirë në perimetër, i ndarë nga njerëzit e afërm, (Burgu i Peqinit ishte shprehur edhe më parë për frikën e arratisjes dhe pamundësinë e transportit të tij për seanca), Dajti duket mes turmës dhe efektivëve, duke i dhënë lamtumirën e fundit nënës.
Lajmi i dhimbshëm iu dha dje, teksa Burgjet miratuan lejen për disa orë. Forca të shumta e kanë shoqëruar në çdo moment, që nga dalja deri në kthimin në qeli.
Drejtoria e Burgjeve konfirmoi se i aprovoi Dritan Dajtit lejën për të përcjellë në banesën e fundit, nënë e tij, që parashikohet edhe me ligj në këto raste, teksa zbatohet rregullore e përcaktuar.
Sipas informacioneve, pas përfundimit të varrimit, Dajti është rikthyer sërish në burg, në Peqin, i shoqëruar nga efektivët. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram
Inteligjenca artificiale mund të diagnostikojë gratë që rrezikohen nga kanceri i gjirit