Aplikacion
Situata ka dalë jashtë kontrollit në rajonin Atikës, i cili përfshin edhe kryeqytetin.
Në verilindje të Athinës qindra zjarrfikës të ndihmuar nga automjete dhe avionë po luftojnë me flakët që nisën që prej të dielës pasdite.
Zjarri i favorizuar edhe nga erërat e forta ka djegur shtëpi automjete dhe hektarë me bimësi si dhe ka detyruar evakuimin e spitaleve dhe të mijëra qytetarëve.
Po ashtu, autoritetet kanë hapur stadiumin olimpik në veri të vendit për t’i strehuar.
Rreth 65 persona janw hospitalizuar deri më tani për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Rreth 702 zjarrfikës të mbështetur nga vullnetarë, 17 avionë me ujë dhe 18 helikopterë luftuan me zjarrin që shpërtheu të dielën, por këtë të hënë flakët janë përhapur edhe më shumë duke djegur sipërfaqe të mëdha.
Ndërsa zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi, moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë i lidhur me ndryshimet klimatike i kanë bërë flakët më të shpeshta dhe më intensive.
Qipro po përgatit një mision shumë anëtarësh, i cili do të niset menjëherë për në Athinë për të mbështetur përpjekjet greke kundër zjarreve të ndezura në Atikë. Sakaq pritet mbwshtetje dhe nga vende tw tjera si Franca,Italia, Cekia,Spanja dhe Turqia.
Autoritetet kanë paralajmëruar se e gjithë java në vijim do të jetë e vështirë për shkak të situatës së zjarreve.