zoom

Bota

FOTO dhe VIDEO/ E rëndë, grabitësit vrasin aktorin e njohur! Emri dhe detajet e ngjarjes

Lajmi se Johnny Wactor, aktori i General Hospital, u qëllua për vdekje nga grabitësit, ka tronditur mediat ndërkombëtare.

38-vjeçari, i cili njihej për rolin e tij si Brando Corbin në telenovelën amerikane, u vra pasi u qëllua nga grabitësit në Los Anxhelos në orët e para të së shtunës, 25 maj.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga nëna e tij, Scarlett, për TMZ. Sipas agjencisë, Wactor pa tre grabitës duke u përpjekur të hiqnin konvertuesin katalitik të makinës së tij.

Nëna e aktorit fatkeq është njoftuar nga autoritetet se djali i saj nuk ka tentuar të luftojë apo t’i ndalojë ata. Megjithatë, sulmuesit e qëlluan para se të arratiseshin.

Sipas informacioneve të policisë, ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje pak pas orës 3 të mëngjesit. Wactor u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur pak kohë më vonë.

Në deklaratën e tij të parë pas vdekjes së aktorit, agjenti i tij tha: “Johnny Wactor nuk ishte vetëm një aktor i talentuar, i përkushtuar në zanatin e tij, por një shembull i vërtetë moral për të gjithë ata që e njihnin. Ai ishte i palodhur, këmbëngulës, për të mos u dorëzuar kurrë. Pas më shumë se një dekade të punës së bashku, ai do të lërë një boshllëk në zemrat tona”. /ZOOM.AL/