zoom

Lajme

FOTO/ Dalin pamjet e Veliajt brenda Gjykatës së Apelit

Zoom.al publikon pamjet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj brenda Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Seanca për Veliajn nisi në 12:40, ku një ditë më parë u shty pasi mbrojtja e Veliajt kërkoi kohë të njihej me provat e reja që dorëzuan dy prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani.

Dy avokatët Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.

Pritet edhe të flasë para gjyqtarit Engert Pëllumbi. Do jetë ky i fundit që do të vendosë nëse Veliaj do të lirohet ose jo nga qelia, ndërsa njihet edhe si gjyqtari që dënoi ish-ministrin socialist Saimir Tahiri.

Lirinë e ka kërkuar edhe biznesmeni Elma Abule, i cili ndodhet në arrest me burg i akuzuar për pastrim parash. Edhe avokatja e tij, Romina Zano, kërkoi masë më të butë kundrejt garancisë pasurore.

Postime të lidhura