Aplikacion
Sipas CretaPost, të arratisurit janë kriminelë të përfshirë në vrasje, grabitje me armë dhe trafik droge. Njëri prej tyre ishte edhe shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm, pjesë e 17 grabitësve të armatosur që bënë kërdinë në shtëpitë në Atikë.
I rrezikshëm konsiderohet edhe 34-vjeçari pakistanez, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje.
Sipas informacioneve pas orës dy të mëngjesit ata morën shufrën e hekurt të sigurisë së paraburgimit dhe ia dolën që të përkulnin hekurat dhe të hiqnin çimenton e murit ku po qëndronin.
Më pas ata kaluan gardhin dhe u larguan në drejtim të panjohur pa u vënë re nga punonjësit e policisë.
Tre nga pesë të dënuarit, sipas informacioneve të cretapost, janë marrë me punë që lidhen me hekurat dhe tubacionet, kjo i ka ndihmuar që të arrijnë të arratisen.
Tre shtetasit e tjerë shqiptarë janë dënuar për trafik droge.
Të arrestuarit janë:
34-vjeçari pakistanez, i dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje.
43-vjeçari shqiptar, anëtar i bandës së grabitësve të armatosur në Atikë, i dënuar me burgim të përjetshëm.
29-vjeçari shqiptar, i dënuar për trafik droge.
34-vjeçari shqiptar, i dënuar për trafik droge.
32-vjeçari shqiptar, i dënuar për grabitje.