Aplikacion
Nga përplasja e fuqishme, 19 automjete janë djegur dhe janë lënduar 36 persona, përfshirë një që është në gjendje të rëndë.
Departamenti i policisë ka njoftuar se zjarri është shuar dhe se katër helikopterë janë angazhuar për trajtimin e shpejtë të të lënduarve.
Autoritetet kanë bllokuar trafikun në dy anët e autostradës për të lehtësuar pastrimin e rrugës. Autoritetet nuk kanë treguar shkaqet e aksidentit, por operatori mbikëqyrës i autostradave në Hungari ka njoftuar se një stuhi pluhuri mund të ketë reduktuar shikueshmërinë e shoferëve.