zoom

Aktualitet

Foto/ 21-vjeçari që u gjet i vdekur në konvikt kishte ardhur nga Lushnja, dyshimet

21-vjeçari Simon Shollai cili u gjet këtë mëngjes i pajetë, është nga Lushnja dhe konfirmohet se kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ku u gjet i pajetë.

I riu kishte studiuar më herët në shkollën ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër.

21-vjeçari u gjet nga shokët në shtratin e konviktit ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente të dyshuar si antidrpresantë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale apo nga një mbidozë medikamentesh. Pak minuta më parë trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e qytetit.

‘Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit”, bën me dije policia.

Postime të lidhura