zoom

Aktualitet

Foto/ 18-vjeçari “hero”, u fut në det të shpëtonte 2 të miturit por u mbyt vetë

Anri Kashiku është 18-vjeçari nga Durrësi që hyri në det për të shpëtuar dy të miturit nga mbytja por nuk doli vetë i gjallë prej andej.

Dy 15-vjeçarët ndërsa po laheshin në det, rrezikuan të mbyteshin në Sektor ”Rinia”, në Durrës. Menjëherë në ndihmë të tyre është futur 18-vjeçari për t’i shpëtuar.

Dy të miturit kanë dalë nga deti dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë.

Më poshtë është dhe foto e 18-vjeçarit “hero”, që u mbyt ditën e sotme në Durrës.