zoom

Lajme

FORMACIONET/ Gjermania dhe Spanja hedhin “yjet” në fushë. Panzerat duan të “thyejnë mallkimin”

Në fazën çerekfinale të Euro 2024, futboll-dashësit do të kenë mundësinë të shijojnë një finale të parakohshme, të luajtur mes Spanjës dhe Gjermanisë.

“Furia e Kuqe” kërkon të ruajë rezultatin dhe performancën e mirë të deritanishme, duke vazhduar rrugëtimin si një ndër pretendetet kryesore për të ngritur kupën në fund të këtij kompeticioni.

Të dy ekipet kanë rreshtuar yjet në fushë duke filluar nga Rodri, Pedri, Yamal e Nico Williams për Spanjën dhe Musiala, Kroos e Kimmich për gjermanët.

Formacionet:

Gjermania: Neuer, Kimmich, Rüdiger, Tah, Kimmich, Kroos, Emre Can, Gündogan, Musiala, Sané, Havertz

Spanja
: Unai Simón, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Pedri, Fabián, Lamine, Nico Williams, Morata.