zoom

Kosova

“Forcat amerikane do tërhiqen nga Kosova”/ Reagon KFOR

Pas negociatave të SHBA-së dhe Rusisë në Riad, prestigjiozja gjermane “Bild” ka raportuar se trupat amerikanë mund të tërhiqen dhe nga Kosova.

“Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme edhe të trupave amerikane nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë do të ishin të vetme në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandër Vuçiç dhe ushtrisë së fuqishme serbe”, shkruan “Bild”.

Gjithashtu, gazeta gjermane shton: “Sipas informacioneve tona, bëhet fjalë për kërkesat e Putinit për vitin 2021, pra tërheqjen e trupave amerikane nga të gjitha vendet e NATO-s që iu bashkuan aleancës pas vitit 1990”.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar dhe vetë KFOR, që për mediat kosovare thotë se zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veriatlantike.

Ajo shton se angazhimi për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur dhe se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt t për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.