Aplikacion
Tashmë i vënë në pranga, efektivëve u dëshmoi se ishte duke udhëtuar me 180 km/h dhe se ka humbur arsyen në një moment duke mos kontrolluar dot automjetin, pasi thotë se kishte pirë tullumbace me oksid azoti, lëndën e rrezikshme që autoritetet në Shqipëri po përpiqen të gjejnë hapësirat ligjore për ta ndaluar.
28-vjeçari do të përballet me 7 akuza penale. Automjeti luksoz, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, nga “Rruga e Kosovarëve” hyri mes për mes një rruge automobilistike me trotuar, më pas është ngjiti skarpatën duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, ku ndaloi, pa përfunduar në liqen.
View this post on Instagram
Për këtë aksident pas hekurave qëndron edhe 26-vjeçari Eldi Allushi.
Ai u tha efektivëve të policisë se Emiljano Nina pas aksidentit shkoi në shtëpinë e tij dhe fjeti gjumë, por nuk i tregoi për përplasjen e ndodhur. Policia sqaron se Emiljano Nina ka qenë në kërkim edhe për dhunë në familje dhe është dënuar 8 muaj për këtë vepër penale./ Zoom.al