Aplikacion
Në një intervistë për mediat, ai e konsideroi arrestimin e Dakos si mashtrim politik, duke shtuar se me akuzën e ngritur ndaj tij dhe mënyrën sesi është proceduar, ish-kryebashkiaku do të lërë qelinë pas 6 muajsh.
“Kjo është politikë. Këtu është bërë diçka politike. Po luhet diçka tjetër, kjo nuk është provë. Pronarit të kompanisë nuk i janë bllokuar asgjë. Nuk ka asnjë provë. Që të bllokoheshin bankat në moment. Me gjithë ato lekë që ka marrë ai, do bëjë 6 muaj burg. Po ashtu shkoj dhe unë dhe bëj burg. Ne kemi qenë 44 familje, kërkojmë hyrjet tona. Ne menduam se vdiqëm, Zoti e di se si kam dalë. Unë jam me diabet, më ka nxjerrë një banor. Ne duam rindërtimin e pallatit dhe lekët e gjëra që kemi lënë brenda. Po jetoj me qira, dhe se marrim as bonusin e qirasë. Po bëj 2-3 muaj që nuk marrim lekë më, janë hedhur të gjitha për votime”, tha ai.
Banori Bashkim Gjika akuzoi prokurorin Bledar Bejko se ka fshehur të gjitha provat, që tregojnë se pallati nuk kishte asnjë pilotë dhe se është ndërtuar jashtë procedurave.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat