Aplikacion
Mundësi kuqezi ka bërë detyrën përballë rivalit nga Guinea-Bisau, Diamantino Iuna Fafe.
Edhe pse e nisi keq garën, Abakarov arriti të bëjë përmbysjen e madhe duke triumfuar në fund 7-6 me pikë.
Abakarov siguron një vend mes tetë më të mirëve të botës në disiplinën e mundjes së lirë për peshat 57 kg dhe vazhdon “luftën” për medalje, që do të ishte historike për vendin tonë.
Në çerekfinale, Zelimkhan Abakarov do të ndeshet me mundësin nga India Aman Sehraawat.