zoom

Politikë

Flamur Noka zgjidhet numri dy i PD-së. Bylykbashi dhe Boçi, nënkryetarë

Flamur Noka është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD me 157 vota, kundrejt 54 votave që ka marrë Arben Ristani.

Nënkryetarë janë zgjedhur Luçiano Boçi me 123 vota dhe Oerd Bylykbashi me 107 vota.

Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi të cilët gjithashtu kandidonin për numrin dy të PD, nuk kanë arritur të zgjidhen. Këlliçi ka marrë 92 vota, ndërsa Shehaj 73 vota.