Aplikacion
Zjarrfikësi për disa momente është detyruar të ulet në tokë. Më pas është dërguar në spital nga kolegët, për të marrë ndihmë mjekësore.
Situata në fabrikë është tepër e vështirë, për shkak të flakëve të mëdha dhe shtëllungave të tymit që kanë pushtuar fabrikën dhe zonën përreth.
Zjarri ende nuk është shuar, ndërsa flakët vazhdojnë të përpijnë çdo minutë e më shumë fabrikën. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në fabrikë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.