zoom

Aktualitet

Flakët jashtë kontrolli, Zjarrfikësit e Tiranës drejt Lushnjës. Mister numri i banorëve të bllokuar

Pothuajse i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës mësohet se është nisur drejt Lushnjës, për t’iu ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse atje, në shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë katet e para por dhe jo vetëm, që shërbejnë si qendër tregtare, të një godine 12-katëshe.

Deri më tani nuk dihen numri i saktë i personave që janë evakuuar, ndërsa dyshohet se në banesa mund të ketë persona që kanë mbetur të bllokuar ose të asfiksuar nga tymi.

Dyshohet se fillimisht zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në këtë qendër, e cila ka qenë e mbyllur. Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave, ka qenë e mbipopulluar.

Ndërkohë disa persona janë transportuar në spital, me shenja asfiksimi. /ZOOM.AL/

Related Posts

None found