zoom

Stil

Fjolla Morina në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në spital

Prej disa javësh këngëtarja Fjolla Morina ka shqetësuar rrjetin me deklaratat e saj.

Herën e fundit ajo tha se e dinte se kush e ka zhdukur Ervis Martinajn, por pas këtyre deklaratave, ish-partneri i saj, Fisnik Syla kërkoi mirëkuptim sepse gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.

Për pasojë, ajo është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme, siç shkrujanë mediat në Kosovë.

Në një video live që pati, Fjolla u pa në gjendje të rënduar, nisur nga akuzat dhe kishte shpërthime emocionale në lot dhe shpeshherë edhe në të shara.

Pak ditë më parë vetë nëna e këngëtares, reagoi duke u shprehur se Fjolla ka probleme psikike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.