Aplikacion
Fjolla akuzoi një shtetas me inicialet D. K. që kishte dijeni për ngjarjen, por ky person, sipas Fisnik Sylës, nuk ka lidhje me Ervis Martinajn, ndërsa e quan mik të tijin.
Fisnik Syla shpjegon më tej se njerëzit nuk duhet t’i besojnë deklaratat e Fjollës sepse gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.
“Të nderuar, po e ndjej të nevojshme ta bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që ka bërë F.M (emër i njohur për publikun) Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta. Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit publik që të sqaroj të vërtetën mbi personal e përmendur në video, në veçanti mikut tim me inicialet D.K, i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është nga personat më bamirës dhe më human që njoh. Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj”, u shpreh Fisnik Syla.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë