Aplikacion
Pas ndeshjes, Sylvinho vlerësoi se djemtë e Kombëtares luajtën shumë mirë, por shtoi se ekipi duhet të jetë me këmbë në tokë për dy ndeshjet e radhës në shtëpi, ato kundër Çekisë dhe Hungarisë.
“Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre. Pas festës së merituar për këtë sukses do të nisin menjëherë punën për sfidat e nëntorit, shpresojmë ti bashkohemi festës shqiptare në muajin nëntor. Një mesazh për të gjithë, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Këtu mund të ndodhë gjithçka, çdokush mund të mposhtë këdo në shtëpi apo jashtë”, u shpreh Sylvinho.
Pas 3 pikëve të siguruara mbrëmjen e djeshme, Shqipëria u rikthye në lojë për vendin e parë në fazën e grupeve për Ligën e Kombeve.
Suksesi i vendit të parë mund të arrihet duke marrë pikët e plota në nëntor kundër Çekisë kryesuese dhe Ukrainës së vendit të fundit.
Humbja e Anglisë në finalen e Euro2024/ Bellingham: U ndjeva si kokë turku, më iku buzëqeshja