zoom

Bota

Firma gjigande Amerikane e investimeve do i paguajë punonjësit e saj të vaksinuar me 1,000$

Vanguard,një nga firmat kryesore të investimeve në botë, do i paguajë punonjësit e saj amerikanë 1,000$ nëse ata vaksinohen.
Stafi duhet të provojë që është i vaksinuar përpara tetorit.
Vanguard, e cila ka mbi 16 mijë punonjës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se vaksinat janë ‘’mënyra më e mirë’’ për të ndaluar shpërndarjen e virusit dhe se po inkurajon stafin të vaksinohet.
Një zëdhënës I firmës deklaroi se firma po shpërblen stafin të cilët provojnë se janë të vaksinuar dhe se i njeh punonjësit të cilët morën kohën e tyre për të mbrojtur veten e tyre,njëri-tjetrin dhe komunitetet, duke u vaksinuar.’’
Firmat e ndryshme Amerikane po përdorin qasje të ndryshme rreth vaksinimit teksa vala e variantit Delta të koronavirusit po mbizotëron në vend.
Microsoft dhe Google po kërkojnë që gjithë stafi i tyre të jetë i vaksinuar,ndryshe nga Walmart dhe Uber të cilët kanë kërkuar që vetëm menaxherët të vaksinohen, Amazon dhe Apple ndërkohë nuk kanë caktuar asnjë udhëzim për punonjësit e tyre.
Blackrock,një firmë menaxhimi asetesh i ka ndaluar hyrjen në zyrat e tyre punonjësve të saj të pavaksinuar që në korrik./ BBC  – Përgatiti: Alesia Doçi
  • Vanguard është një kompani këshilluese investimesh amerikane e cila menaxhon asete globale me vlerë 7 trilion dollarë.