zoom

Slider

Firma e famshme e çantave nuk njeh Shqipërinë dhe e bën atë pjesë të Serbisë

Firma e famshme Alviero Martini, pasi fillimisht zhduku Kosovën dhe e bëri pjesë të Serbisë, tani ka zhdukur të gjithë Shqipërinë.

Në modelin e ri të një çante, Martini e bën Shqipërinë pjesë të Serbisë po ashtu.

Një ndër personat që ka reaguar për këtë ka qenë gazetari Bledi Mane.

Postimi i Manes:

POSHTËRUESE DHE SKANDAL DIPLOMATIK/ Çantat e shtrenjta Alviero Martini zhdukin Shqipërinë nga harta e Evropës dhe e Botës
***
Kurrë nuk ka qenë Shqipëria pjesë e Jugosllavisë, kurrë më parë teritori shqiptar nuk ka qenë i ndarë si me thikë mes Jugosllavisë dhe Greqisë. Ajo çka ka qenë ngulitur në mendjet e shovinistëve serbo-grekë për qindra vjet nuk u realizua kurrë në realitet por një stilist italian ka vite që e materializoi.
Alviero Martini, konceptuesi dhe realizuesi i çantave, portofolëve, atleteve të shtrenjta të duzajnuara me harta të ndryshme vjen me një kërcënim serioz poshtërues dhe deformues. Ka fshirë nga harta e Evropës vendin e kombit më të vjetër Shqipërinë dhe e ka coptuar mes Jugosllavisë tashmë të shkërmoqur dhe Greqisë. Si i pari gazetar që po ulëras për këtë skandal diplomatik u kërkoj shqiptarëve ta refuzojnë blerjen e këtij stilisti matrapaz ndërsa qeveria shqiptare duhet të protestojë urgjentisht ndaj kompanisë së modës dhe shtetit italian ku gatuhet dhe prodhohet ky monstruozitet!