Aplikacion
Në arrest shtëpie kanë përfunduar Yljan Muça, 31 vjeç, Roland Lleshi, 37 vjeç, Elsio Ramku, 33 vjeç, Roland Belba, 37 vjeç.
Yljan Muça ishte personi në krye të skemës së grumbullimit të parave për të financuar terrorizimin. Lleshi dhe Ramku kishin rolin e ndërmjetësit dhe Roland Belba, që sipas mediave fqinje është kunati i Muçës, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë në Shqipëri, i transferonte paratë, siç është zbuluar në një rast, në një çantë dore të fshehur në një kamion në bordin e një trageti. Sipas autoriteteve italiane, me paratë e grumbulluar grupi i Genci Ballës do të kryente akte terroriste.
Operacioni i koduar “Ushtari i padukshëm” nisi hetimet në prill të 2020 nën bashkëpunimin e Drejtorisë së Policisë së Parandalimit të terrorizmit të huaj e Drejtorisë së Anti-mafias e anti-terrorizmit të Barit e Cuneo. Hetimet e bazuara në teknikat moderne të monitorimit të komunimit në ëeb, kanë identifikuar se katër shqiptarët mbështesnin propagandën xhihadiste dhe kanë gjetur priva si shpërndanin komunikata e dokumente të përkthyera në shqip të ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi e zëvendësuesit të tij Ebu Ibrahim El Hashimi El Kureshi. Dokumentet në shqip redaktoheshin nga imami shqiptar i dënuar, Genci Balla./Zoom.al